Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë për herë të parë thirrjen në Përfaqësuesen U17 të Portugalisë, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.
I 16 vjeçari, i njohur edhe si Cristianinho, është përfshirë në listën me 23 futbollistë të zgjedhur nga trajneri Filipe Ramos për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian U17.
Portugalia do të luajë tri ndeshje këtë muaj: më 11 nëntor kundër Andorrës, më 14 nëntor ndaj Bullgarisë dhe më 17 nëntor kundër Serbisë.
Djali i yllit portugez është aktualisht pjesë e akademisë së Al Nassr, ku vazhdon zhvillimin e tij si futbollist.
Cristiano Jr. ka përfaqësuar më parë Portugalinë në kategoritë U15 dhe U16. Deri tani ka regjistruar 13 paraqitje dhe pesë gola me ekipet e reja të vendit.
Thirrja në U17 është një hap tjetër në rrugën e tij drejt futbollit ndërkombëtar, me qëllimin që një ditë t’i ndjekë gjurmët e babait të tij edhe me përfaqësuesen e madhe.
Burimi: euronews.al










