Artisti Ismet Jonuzi do të hapë ekspozitën “Morfogjenezat” sot, në orën 18:00, në ambientet e Çifte Hamamit.
Ismet Jonuzi dhe ekspozita “Morfogjenezat”
Kjo ekspozitë merret me proceset e formësimit dhe me mënyrën sesi format artistike bashkojnë kohën, gjendjet e materialeve dhe kuptime të ndryshme. Në punën artistike të Jonuzit, forma nuk shfaqet thjesht si produkt i një procesi krijues, por edhe si një hapësirë ku ndërpriten përvoja dhe mënyra të ndryshme të shprehjes.
Elementet organike dhe gjeometrike, ato figurative dhe abstrakte, si edhe format e modeluara e të ndërtuara, paraqiten si mundësi që bashkëjetojnë në artikulimin artistik. Këto elemente nuk janë faza të njëpasnjëshme të zhvillimit të stilit, por ndërveprojnë, kundërshtojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin, madje edhe brenda të njëjtës vepër.
Kuratimi dhe vizita
Kuratore e ekspozitës është dr. Ana Frangovska, ndërsa publiku do të mund ta vizitojë atë deri më 23 nëntor 2026./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










