Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit ndaj dënimit me burgim të përjetshëm

Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit ndaj dënimit me burgim të përjetshëm
Foto: albeu.com

Në ora 11:10, Gjykata e Apelit pritet të fillojë shqyrtimin e apelit të Naim Murselit kundër vendimit për ta dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Apeli i mbrojtjes dhe kërkesa e familjes

Mbrojtja e Murselit ka kërkuar anulimin e aktgjykimit ose uljen e dënimit, ndërsa familja e viktimës kërkon që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës, derisa ndodhej në një veturë bashkë me dy fëmijët e saj.

Përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt gjithashtu ka apeluar aktgjykimin, duke kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Kushtrim Kokallën.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha