Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pasuritë e Nikolla Hafësllarit

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pasuritë e Nikolla Hafësllarit
Foto: reporteri.al

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar hodhi poshtë sot kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të shtetasit Nikolla Hafësllari, duke e konsideruar atë të pabazuar në ligj dhe në prova.

Vendimi i gjyqtarit Erjon Bani

Përmes vendimit të marrë sot, gjyqtari Erjon Bani urdhëroi gjithashtu revokimin e sekuestros dhe kthimin e dy garazheve si dhe të një automjeti të markës “Audi”, modeli A6, i prodhuar në vitin 2005.

Kërkesa për konfiskimin e pasurive ishte depozituar nga Prokuroria e Posaçme më 11 qershor 2026, në bazë të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera përmes masave parandaluese ndaj pasurisë.

Historiku i procedimit dhe e drejta e ankimit

Sekuestroja ishte vendosur në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2025, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit më 2 dhjetor 2025, i cili kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 24 tetor 2025.

Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve.

/m.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha