Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë të zhvillohet më 21 dhjetor 2026 për 20 persona të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale
Në njoftimin e gjykatës thuhet se seanca lidhet me aktakuzën që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 6 gusht 2026 kundër MILOVAN KOVAÇEVIQ, RADOMIR ÇOLIQ, MILOSH GjOSHAN, PREDRAG RISTIQ, SRGJAN KRISTIQ, LUBISHA OBRADOVIQ, ZHIVKO SARIQ, SPASO SARIQ, LAZAR DRASHKOVIQ, ZVONKO RISHTIQ, DARKO GLIGORIJEVIQ, ÇEDOMIR BOZHOVIQ, VLADIMIR BOZHOVIQ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIQ, LJUBISHA RAKOVIQ, MILOSH SHQEPANOVIQ, MILAN RADOIÇIQ, SVETISLAV GLIGORIJEVIQ dhe TOMICA AVRAMOVIQ.
Gjykata sqaroi se, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, procedura do të zhvillohet pa praninë e të akuzuarve, meqë ata nuk kanë qenë të arritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës. Në njoftim, të pandehurve u bëhet thirrje që të paraqiten dhe të dorëzohen pranë organeve të ndjekjes penale të Republikës së Kosovës.
Detajet e seancës
Gjykata u kërkon gjithashtu personave që disponojnë informacione të rëndësishme për vendndodhjen e të akuzuarve t’i përcjellin ato në Policinë e Kosovës ose në autoritetet e tjera kompetente.
Seanca do të mbahet më 21.12.2026, duke filluar nga ora 09:30, në sallën e gjykatës nr. 27, kati I, objekti D, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Trupin gjykues do ta drejtojë kryetari Leon Përlaska, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Burimi: www.albeu.com










