Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Erjon Vishkulli refuzon hapjen e fondeve GoFund në emrin e tij

Erjon Vishkulli refuzon hapjen e fondeve GoFund në emrin e tij

Pasi u plagos rëndë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, 28-vjeçari Erjon Vishkulli po niset drejt Italisë për të marrë trajtim mjekësor të specializuar.

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, i cili është mik i ngushtë i të riut, ka dhënë një përditësim tjetër për gjendjen e tij dhe ka bërë me dije një vendim të rëndësishëm të Erjonit.

“Sapo u takova me Erjonin! Ai po niset jashtë për trajtim të specializuar”, ka shkruar Besi në Instagram.

Edhe pse rasti i tij ka shkaktuar reagime të shumta dhe gatishmëri për ndihmë financiare, Erjoni ka kërkuar që të mos organizohet asnjë fushatë për mbledhjen e donacioneve në emër të tij.

“Erjoni ju falënderon të gjithëve pa përjashtim për mbështetjen dhe suportin, por duam të theksojmë që NUK dëshiron të hapet asnjë GO-FUND në emër të tij”, ka theksuar Kallaku, duke përcjellë mirënjohjen e të riut për të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.

Plagosja dhe trajtimi mjekësor

Kujtojmë se Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku dyshohet se u godit nga një plumb gome. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, ndërsa mjekët kanë vendosur që trajtimi të vazhdojë në një klinikë të specializuar në Itali.

Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tij është më e stabilizuar, megjithatë mbetet ende e paqartë nëse dëmtimi do të ketë pasoja të përhershme në shikim.

Në përfundim të mesazhit, Besi ka shprehur shpresën për rikuperimin e mikut të tij, duke shkruar: “U bëftë më e mira për Erjonin! Zoti ju rujt!”. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha