Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Serbia voton mes tensioneve, të maskuar sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

Serbia voton mes tensioneve, të maskuar sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

Një grup individësh të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore.

Sulmi pranë qendrës së votimit në Pançevë

Sipas raportimeve, të rinjtë u sulmuan në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit, nga disa burra të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.

Policia thuhet se ka mbërritur në vendngjarje.

Megjithatë, incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht në polici, e cila kishte marrë dijeni për të nga mediat.

Prve #izbornenepravilnosti u Pančevu – glasače je napala horda sa motkama i bakljama.
Režimske sluge pokušavaju da zastraše građane i smanje izlaznost.
SVI NA IZBORE 🔥
Bez straha, samo hrabro.
Vaš glas je vaše najjače oružje 😎 https://t.co/UYeh4uehEo

— Sloboda ili ništa (@Nepobediva_77) October 25, 2026

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi

Ngjarja vjen në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë procesit zgjedhor janë raportuar edhe incidente të tjera në disa qendra votimi.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha