Një raport që është komentuar jo pak në showbizin shqiptar është ai mes Zojës Nushi dhe Vali Corleones.
Dyshja kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, të cilën e kanë bërë të ditur vetë përmes videove të përbashkëta në TikTok. Madje, Zoja kishte vizituar edhe shtëpinë e Valit në Gjilan, duke treguar se miqësia e tyre ishte mjaft e afërt.
Video që ka nxitur debate
Tani, pas hyrjes së Zojës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Vali ka publikuar një video ku shihet duke e kërkuar atë të shfaqet në ekran.
Këtë video e publikoi Ariani Lekaj, një Tik Toker, duke e imituar me detaje Valin Corleone. Por a po e kërkon vërtet Vali?
Burimi: www.kosovarja-ks.com









