Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Hije dyshimi mbi Jonën e BBVK 5 për skandalin me emra të njohur

Hije dyshimi mbi Jonën e BBVK 5 për skandalin me emra të njohur
Foto: privebruto.com

Jona Krasniqi dhe grupi i pretenduar në Facebook

Komente fyese dhe pretendime për bullizim po qarkullojnë në TikTok, duke nxitur shumë reagime. Në qendër të diskutimeve është banorja e BBVK 5, Jona Krasniqi, pasi janë rikthyer në vëmendje disa komente të vjetra që i atribuohen asaj.

Sipas materialeve që shpërndahen në rrjet, komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook. Në një video që po qarkullon, Jona thotë se ka qenë administratore e këtij grupi bashkë me disa shoqe.

Sipas pretendimeve, në grup janë diskutuar vajza dhe figura publike, ndër to Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet. Në rrjet po thuhet se disa prej vajzave janë shante dhe poshtëruar në bisedat e grupit.

Reagimi i Adelinës

Për këtë çështje ka reaguar edhe një vajzë në TikTok, e quajtur Adelina. Në videot e publikuara në gjermanisht dhe shqip, ajo ka shpërndarë komente që pretendon se janë shkruar në grup. Adelina thotë se aty nuk janë përmendur vetëm personazhe publike, por edhe vajza të zakonshme.

Ajo ka treguar se një prej tyre i kishte thënë se, në atë periudhë, kishte aq pak vetëbesim sa nuk guxonte të dilte nga dhoma e saj. Adelina ka folur edhe për pasojat që, sipas saj, mund t’i ketë bullizimi.

Ndërkohë, në një reagim në emër të Jonës sqarohet se grupi u krijua më shumë se dhjetë vite më parë për vajzat shqiptare në Gjermani, Austri dhe Zvicër, me qëllim diskutimin e pozitës së gruas dhe problemeve të tyre në shoqëri.

Në reagim theksohet se Jona ka mbrojtur gjithmonë lirinë dhe pavarësinë e grave, por edhe se ajo vetë ka qenë e përballur me fyerje. Përmenden gjithashtu fotografi të rreme, të krijuara me teknologjinë deepfake, ku ajo paraqitej e zhveshur. Sipas reagimit, këto fotografi ishin shpërndarë edhe te familjarët e saj rreth dhjetë vjet më parë. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha