Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama po i dërgon sms socialistëve, Baçi: me Erionin s’keni më punë

Rama po i dërgon sms socialistëve, Baçi: me Erionin s’keni më punë
Foto: euronews.al

Analiza e Agim Baçit për përplasjen Rama–Veliaj

Gazetari Agim Baçi, duke folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, tha se përplasja e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një hap i llogaritur politik me synim zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Baçit, nëpërmjet kësaj përballjeje publike dhe akuzave, Rama i dërgon një mesazh të qartë mbështetësve të Veliajt brenda Partisë Socialiste: duhet të zgjedhin midis tij dhe kryebashkiakut, me qëllim që të mos humbasë asnjë votë në zgjedhjet lokale.

“Çështja qëndron tek zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe në këtë perspektivë, mendoj se ky vendim dhe ky lloj përballjeje janë të llogaritur, sepse Rama, me këtë hap, e ndan përfundimisht Erionin nga mbështetësit e tij.

Pra, u thotë mbështetësve të Erionit në Partinë Socialiste në Tiranë: „ose me mua, ose me atë”, sepse nuk duhet të humbasë asnjë votë. Nëse dikush mendon ende se kjo lidhet me politikën, ky vendim e qartëson që socialistët nuk mund të jenë më, sepse, siç shihet nga akuzat, ai ka punuar kundër Partisë Socialiste me flamingot dhe studentët për të rrëzuar Edi Ramën.

Unë po them si qëndron ky koncept dhe a është i vërtetë në raport me këtë situatë. Tani kemi dy panorama. Njëra është që Rama u dërgon mesazh të gjithë socialistëve se nuk keni më punë me Erionin, por duhet tëktheheni në PS.

Reagimi i Veliajt dhe lufta e nervave

Pra, te kjo pjesë që kërkon që unë të iki, fjalia e përforcon. Do të thotë kur nuk mund të shkosh brenda ditës te koncepti “Rama ik”, apo jo? Po, në këtë lloj lufte nervash, z. Veliaj është treguar i kujdesshëm. Ka thënë se “miqësia mes meje dhe kryeministrit është e farkëtuar, ne nuk tundohemi kaq lehtë”. Pra, e ka mbështetur reagimin e tij në këtë pikë. Kalimi te kjo fjali tregon se ka pasur një luftë nervash të fortë. Fjalia tjetër thotë: “ose nxirr prova, ose ik”.

Ne do të marrim atë që është e sigurt. E sigurt është kjo fjali që shkruan z. Veliaj. Në këtë pikë, sado që duam apo nuk duam, do të fillojmë ta analizojmë, sepse kjo betejë është reale”, u shpreh Baçi.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha