Një moment me ndjeshmëri është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Arlinda Morina u prek gjatë festës së Halloween-it.
Regjisorja u pa në shoqëri të Anjezës dhe Antonetës, teksa të tria festonin, të veshura dhe të maskuara për rastin.
Gjatë bisedës, Arlinda mori përshtypjen se vajzat po e tallnin dhe po bënin shaka me pamjen e saj, gjë që duket se e preki emocionalisht.
Më pas, në dhomën e rrëfimit, ajo u shfaq duke qarë dhe tha se situata i kishte sjellë kujtime nga e kaluara, lidhur me ankthin dhe bullizmin.
Gjatë Prime-it të dytë, Arlinda foli për atë që kishte ndodhur dhe sqaroi se nuk besonte që Anjeza dhe Antoneta të kishin pasur qëllim ta lëndonin.
“Në fakt, vajzat nuk e kanë pasur atë qëllim. Më ra kështu, nuk e di si e mora”, tha ajo.
Më tej, tregoi se komentet dhe të qeshurat për pamjen e saj kishin ndikuar në mënyrën se si u ndje në atë moment.
“Të qeshurit, si të është bërë fytyra, ashtu duhet të dukesh. Filluan, kanë tentuar t’ia fshijnë, pastaj u preka”, tregoi Arlinda, ndër të tjera.
Burimi: indeksonline.net









