Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

E reja britanike 25-vjeçare u gjet pa jetë në hotelin e Durrësit

E reja britanike 25-vjeçare u gjet pa jetë në hotelin e Durrësit

Një nënë e re u gjet pa shenja jete në dhomën e saj të Airbnb-së nga punonjësja e pastrimit, pasi kishte ardhur për pushime në Shqipëri bashkë me vajzën e saj të vogël.

Ferne Rezi King nga Skocia

Ferne Rezi King, nga Fife në Skoci, ndërroi jetë gjatë pushimeve të saj në Durrës në fillim të këtij muaji. 25-vjeçarja kishte mbërritur disa ditë më parë për një pushim të shkurtër me fëmijën e saj dyvjeçar. Trupi i saj u gjet nga punonjësja e pastrimit në dhomë.

Sipas raportimeve, ajo pësoi një atak kardiak ndërsa ndodhej në dhomën e saj të marrë me qira. Familja e saj tani po përballet me vështirësi për të mbledhur paratë e nevojshme për ta rikthyer në atdhe. Ndërkohë, funerali është planifikuar të mbahet më 6 nëntor.

Në një deklaratë të familjes thuhej: “Me shumë keqardhje, ndërsa ishte me pushime në Shqipëri, Ferne King, 25 vjeç, nga Cardenden.

Nënë e dashur dhe e çmuar e Sihanës, vajzë e dashur e Heather dhe e të ndjerit Alan, motër plot gjallëri e Saffron, Alistair dhe Oscar, mbesë e dashur e Jo, teze dhe një mikeshë shumë e mirë për shumë të tjerë. Do të na mungosh shumë, Ferne.”

Hetimi dhe ndihma financiare

Sipas raporteve të para, vdekja e saj po i atribuohet një ataku në zemër. Forcat e policisë së Durrësit përjashtuan çdo mundësi kriminale. 25-vjeçarja kishte ndërmend të qëndronte në Shqipëri për tre ditë, raportoi Daily Record.

Faqja GoFundMe deri më tani ka mbledhur mbi 900 paund, ndërsa motra e Ferne-s, Saffron, po përpiqet ta kthejë Ferne-n në Mbretërinë e Bashkuar, por i është kërkuar të paguajë një shumë prej 10,000 paundësh.

Homazhet kanë vërshuar në rrjetet sociale duke e përshkruar të renë që humbi jetën në Durrës si “nënë e dashur”.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha