Përveç afrimit të lojtarëve me përvojë dhe të provuar, Interi tregon kujdes edhe ndaj talenteve të reja. Synimi i radhës i zikaltrve është Paul Mendy, sulmuesi senegalez i Cagliarit.
Eksperti i transfertave, Ekrem Konur, raporton se Interi po intensifikon përpjekjet për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt, edhe pse lojtari mund të mbetet te Cagliari deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, zikaltrit nuk do ta kenë rrugën e lehtë. Të 19-vjeçarin e interesojnë konkretisht edhe Milani dhe Lazio. Mendy ka luajtur rreth 817 minuta këtë sezon dhe ka shënuar dy gola deri tani, një në Serie A dhe një në Kupën e Italisë. Vlera e tregut e senegalezit vlerësohet në 12 milionë euro, dhe ai ka kontratë me klubin sard deri në vitin 2032.
Burimi: telesport.al










