Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes dhe bie në fushë

Futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes dhe bie në fushë
Foto: tirananews.al

Momente frike dhe panik në futbollin spanjoll, ku një futbollist u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak.

Incidenti gjatë ndeshjes

Ngjarja ndodhi gjatë minutave shtesë të ndeshjes së “La Liga 2” mes Andorrës dhe Tenerifes. Hesus de Miguel iu drejtua një sulmi pas një topi të gjatë, por u përplas me tokë nga portieri Ouono, i cili përpiqej ta ndalonte.

Ndërhyrja e stafit mjekësor

Ai mbeti pa ndjenja në tokë ndërsa pësoi atak kardiak, ndërsa stafet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.

Miguel u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua, edhe pse ishin minutat e fundit shtesë të takimit. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit raportohet si e qëndrueshme.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha