Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Liverpool vendos për fatin e Van Dijk dhe Araujo

Liverpool vendos për fatin e Van Dijk dhe Araujo
Foto: telesport.al

Liverpool po shqyrton zgjatjen e kontratës së kapitenit Virgil van Dijk, meqenëse marrëveshja e tij aktuale po i afrohet fundit. Klubi synon të ruajë cilësitë e jashtëzakonshme që ai sjell si lider, ndërkohë që po zhvillon bisedime edhe për transferimin e përhershëm të Ronald Araujos, i cili momentalisht është huazuar nga Barcelona.

Sipas TEAMtalk, drejtuesit e Liverpool-it janë të gatshëm të nisin sa më shpejt bisedimet me përfaqësuesit e Virgil van Dijk, për të diskutuar rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Megjithëse ka 35 vjeç, mbrojtësi veteran holandez mbetet pjesë thelbësore e skuadrës së kuqe. Ai ka luajtur çdo minutë në ndeshjet e Premier League deri tani këtë sezon.

Gjithashtu, Liverpool do të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Ronald Araujos, i cili ka bindur të gjithë me paraqitjet deri tani pas huazimit nga Barcelona. Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, kosto e transferimit përfundimtar të Araujos do të jetë 55 milionë euro.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha