Aksionarët e Alta Bankës
Guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Sllaveski, tha në intervistën e mbrëmjes në “Top Tema” se Alta Banka – Beograd është aksionare dhe se institucioni i tij i ka dhënë leje për hyrje. Ai u pyet kush janë aksionarët e “Alta Bankës” në Manastir.
“Nuk e di kush e zotëron Alta Bankën, sepse nuk e di përqindjen e pronësisë, dhe kjo nuk më intereson”, tha Sllaveski.
Kur u pyet për pronarin Davor Macura, guvernatori nuk e përmendi emrin e tij, por theksoi se ai kishte reputacion te autoritetet austriake.
“Nëse insistoni që ta përmend emrin e tij, Macura kishte reputacion, sepse rregullatorët austriakë e lejuan të blinte aksione në një bankë austriake dhe t’i mbante deri një muaj më parë, kur i shiti Raiffeisen-it. Unë nuk jam avokati i askujt”, tha guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Kufiri javor i tërheqjeve
Sllaveski bëri të ditur gjithashtu se tavani prej 10.000 denarësh për tërheqje nga “Alta Banka Manastir” zbatohet çdo javë.
“Kufiri javor për tërheqjen e parave nga ‘Alta Banka Manastir’ është 10.000 denarë. Java që përfundoi dje ishte një periudhë kur dikush mund të ketë përfituar nga e drejta për të tërhequr 30.000 denarë. Në nëntor do të ketë pesë mundësi, pra pesë javë me nga 10.000 denarë secila, gjithsej 50.000 denarë”, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Burimi: www.albeu.com









