Vargje nga Pier Paolo Pasolini
O Dashuri, o Dashuri e vetme,
ku je fshehur ti?
Në qerpikët, në hapat
apo në flokët e saj?
O dashuria ime, o Dashuri,
ti je në gjoks,
atje ku mëndafshi
duket si re që psherëtin?
Ah, sa e lumtur është thëllëza
që bërtet nga gëzimi
në ata sy që nuk e shohin
Dashurinë që i ndez./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










