Kritika ndaj Projektbuxhetit 2027
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se projektbuxheti i vitit 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, i miratuar të hënën nga Qeveria, dhe mënyra e shpërndarjes së tij kanë për qëllim vetëm blerjen e qetësisë sociale në afat të shkurtër.
“Po subvencionojmë importet dhe po i rrisim çmimet. Nuk po krijojmë kapital dhe pasuri të re brenda vendit. Ky cikël ka një fund dhe një ditë do të shpërthejë, sepse është një cikël që e konsumon vetveten. Do të vijë koha kur nuk do të ketë më mundësi për të shpërndarë rritje, sepse tkurrja e prodhimit vendor dhe largimi i parave jashtë vendit nuk do ta përballojnë faturën e inflacionit”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se politikat ekonomike të Qeverisë Kurti “janë thellësisht vdekjeprurëse në afat të gjatë”.
“Kryeministër, k
Burimi: pressonline.al










