Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kurti premton mbështetje më të madhe për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë

Kurti premton mbështetje më të madhe për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë
Foto: albeu.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë do të rritet. Ai e dha këtë zotim gjatë mbledhjes së ekzekutivit, e zhvilluar sot pasdite.

Gjatë diskutimit për ndarjet buxhetore, në kuadër të miratimit të buxhetit për vitin 2027, Kurti theksoi se është parashikuar një linjë e veçantë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, mbështetja për katër ish-udhëheqësve do të shtohet në përputhje me kërkesën e ekipeve mbrojtëse. Për angazhimin dhe mbështetjen e mëtejshme, Kurti tha se pritet strategjia e grupit punues, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha