Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kurti: Investimet kapitale të 2027 përfshijnë projektin e Unazës së Prishtinës

Kurti: Investimet kapitale të 2027 përfshijnë projektin e Unazës së Prishtinës
Foto: reporteri.al

Kryeministri Albin Kurti ka përshkruar projektet që Qeveria planifikon të realizojë me buxhetin e ri për vitin 2027.

Buxheti i vitit 2027 dhe investimet kapitale

Kurti tha në një mbledhje të Qeverisë se mbi 1 miliard euro do të ndahen “vetëm në kategorinë e investimeve kapitale”. Ai përmendi edhe Unazën e Prishtinës, projekt për të cilin kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, e akuzon Qeverinë se e ka penguar për vite me radhë.

“Ky buxhet do të jetë një buxhet i investimeve të mëdha kapitale. Për herë të parë, buxheti parasheh mbi 1 miliard euro vetëm në kategorinë e investimeve kapitale. Kjo përfshin ndërtimin e rrugëve të reja, si Unaza e Jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël–Banullë që lidh dy autostradat, autostrada e Dukagjinit, si dhe shumë rrugë të tjera rajonale e nacionale”, tha Kurti.

Unaza e Jashtme e Prishtinës

Sipas kryetarit Përparim Rama, Unaza e Jashtme e kryeqytetit do ta zgjidhte problemin e trafikut të dendur në Prishtinë. Ai thoshte se nuk mund ta realizonte projektin vetëm, pasi Qeveria e Albin Kurtit nuk po ia mundësonte marrjen e një kredie nga BERZH.

Në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ky plan i kandidatit të LDK-së u konsiderua “domosdoshmëri” dhe prioriteti “numër një” i Hajrulla Çekut, atëherë kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Ky projekt ishte premtimi kryesor i fushatës së parë zgjedhore të Ramës, arkitektit që kishte ardhur nga Londra për të zgjidhur disa probleme në kryeqendrën e Kosovës. Sipas tij, projekti do të ishte realizuar ssikur Qeveria mos ta bllokonte. Ai thoshte se për vite me radhë kishin kërkuar vetëm një “tick” nga Ministria e Financave, për t’i lejuar komunës marrjen e një kredie të butë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilën, sipas tij, kryeqyteti do ta paguante vetë për 10–15 vite. Garancia nga Qeveria nuk erdhi.

Unaza, që do të përfshinte 29 kilometra rrugë të jashtme të kryeqytetit, do të ishte projekti më i madh në historinë e Prishtinës.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha