Eurodeputetja Viola von Cramon e ka mirëseardhur lajmin se Lista e Studentëve, që fitoi zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.
Në një postim në X, ajo e ka vlerësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.
“Sigurisht që është një ndryshim i madh. Le të shohim si mund të ndikojë kjo në marrëdhëniet e përgjithshme mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, duket e premtuese”, shkroi ajo pasi u raportua se nuk do të ketë bashkëpunim politik mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe, e cila qeveris në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.
Burimi: insajderi.org









