Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit djegin dordolecët me fytyrat e Ramës dhe Berishës

Protestuesit djegin dordolecët me fytyrat e Ramës dhe Berishës
Foto: kohajone.com

Protesta, që po zhvillohet prej 21 ditësh para Kryeministrisë, u shoqërua me një tjetër veprim simbolik nga protestuesit.

Një grup protestuesish vendosi përballë godinës së Kryeministrisë dy dordolecë që paraqisnin kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Figurat, të vendosura pranë njëra-tjetrës, mbanin në duar pankarta me mesazhin ironik: “Sa të kem jetë, dua pushtet”.

Pas vendosjes, protestuesit i dhanë flakën dy figurave, duke e kthyer këtë veprim në një mesazh tjetër proteste kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare.

Protestuesit djegin dordolecët me fytyrat e Ramës dhe Berishës

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha