Një golfiste 15-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, ndërsa aktiviteti sportiv vazhdonte edhe në mes të kushteve të këqija atmosferike. Në incident u plagos rëndë edhe një burrë 31-vjeçar.
Adoleshentja, Aeyavarin “Aeya” Pradubyart, u godit nga rrufeja dhe ra menjëherë pa ndjenja, pa asnjë shenjë jetësore. Ekipet e shpëtimit ia nisën me reanimim kardiopulmonar dhe arritën ta rikthenin rrahjet e zemrës.
Ajo u dërgua fillimisht në një spital të afërt, por më pas u transferua në një tjetër për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe kujdesit intensiv gjatë gjithë natës, vajza 15-vjeçare vdiq.
Lajmin e dha nëna e saj me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi gjithashtu një mesazh prekës për të bijën. Ajo njoftoi se babai i vajzës po udhëtonte nga jashtë shtetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Aeya ishte një golfiste e re dhe e premtueshme në Tajlandë. Ajo ishte anëtare e Shoqatës së Golfit për të Rinj të Tajlandës dhe kishte marrë pjesë në disa gara. Në vitin 2026 kishte fituar edhe Kampionatin e Turit Aziatik për të Rinj.
Burimi: tirananews.al










