Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Seanca për Vlora Hysenin shtyhet për nesër, zbulohet arsyeja

Seanca për Vlora Hysenin shtyhet për nesër, zbulohet arsyeja
Foto: lajmifundit.al

Seanca për ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, në Apelin e Posaçëm, ku ajo ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, u shty për nesër, në orën 13:00. Arsyeja e shtyrjes është mungesa e prokurorëve të çështjes, të cilët, bashkë me kolegë nga SPAK-u dhe GJKKO-ja, ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokurorit Sotir Kllapi, ku ka ndërruar jetë e ëma e tij.

Masën e ka ankimuar gjithashtu Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. Po ashtu, Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i cili është nën hetim për zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete, ka bërë të njëjtën gjë.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ e ka ankimuar masën brenda më pak se një jave nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha