Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Punëkryesi gjobitet me 1.000 euro për rrugën ilegale në Bjeshkën e Lybeniqit

Punëkryesi gjobitet me 1.000 euro për rrugën ilegale në Bjeshkën e Lybeniqit
Foto: albeu.com

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se personi përgjegjës për hapjen e paligjshme të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit u gjobit me 1,000 euro.

Sipas saj, pasi u morën informacione për ndërtimin e rrugës, zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” u nisën drejt vendngjarjes bashkë me Policinë. Ndaj tij u hartua procesverbal dhe iu caktua gjobë mandatore prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i regjistruar në të njëjtën vendndodhje.

Pacolli tha se Prokuroria është njoftuar për rastin dhe se do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë. Ajo theksoi se ndërhyrjet që dëmtojnë natyrën nuk do të lejohen dhe se Bjeshkët do të mbrohen me çdo mekanizëm ligjor.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha