Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Erion Braçe: Të fortët e Tiranës që parakalojnë pa radhë

Erion Braçe: Të fortët e Tiranës që parakalojnë pa radhë
Foto: kohajone.com

Nga Erion Braçe-

ME SINQERITET, E PRANOJ QË QËNDROJ NË TRAFIK;
POR NUK E PRANOJ TË QËNDROJ NË TRAFIK PËR SHKAK TË KËTYRE!

Këta janë “më të mençurit” e këtij qyteti, dhe numri i tyre është rritur ndjeshëm gjatë 5 muajve të fundit, e sidomos gjatë 3 javëve të fundit;
Të futesh kështu pa radhë është bërë zakon në rrugët e këtij qyteti; askund nuk arrin më shpejt, sepse çdo zhvendosje zgjat rreth 5 minuta;
Por ata që hyjnë kështu dëshirojnë të tregojnë se janë dikush!

Ndërkohë, nuk e kuptoj se çfarë po ndodh me UNAZËN;
Herë vendosen ndarësit e trafikut, herë hiqen, herë monitorohet edhe nga ajri, e herë tjetër, si sot, as që merren me të.

POR KY PROBLEM DUHET TË ZGJIDHET;
JO VETËM PËR T’I DËNUAR KËTA, POR PËR TË LIRUAR VËRTET TRAFIKUN E BLLOKUAR NGA PALIGJSHMËRIA.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha