Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi buxhetin për vitin 2027 dhe njoftoi se gjatë vitit të ardhshëm punonjësit e paguar nga buxheti i shtetit do të marrin shtesa financiare.
Sipas Kurtit, buxheti i vitit 2027 parashikon pagesën e pagës së 13-të në gjysmën e parë të vitit, ndërsa në gjysmën e dytë do të realizohet rritja e pagave për punonjësit e sektorit publik.
Kurti theksoi se këto masa do të prekin rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik.
Sipas të dhënave të paraqitura, paga mesatare vjetore bruto për këtë kategori punonjësish pritet të kalojë 12 mijë euro, që do të thotë më shumë se 1 mijë euro bruto në muaj.
Burimi: insajderi.org









