Ndeshja në Vardar
Struga Trim Lum fitoi 1-0 jashtë shtëpisë ndaj Vardarit, në derbin e xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Me tri pikët e fituara, Struga mbetet në garën për titullin e kampionit.
Ndeshja pati një episod të diskutueshëm në minutën e 10-të. Vardari u dekretua fillimisht me penallti, por vendimi u anulua pas rishikimit me VAR, sepse një nga lojtarët e tij ishte në pozitë jashtë loje.
Golin që vendosi fituesin e shënoi Marjan Radeski në minutën e 31-të, duke e çuar rezultatin në 0-1 për Strugën. Pas pushimit, Vardari synoi barazimin, por Struga e mbrojti avantazhin me organizim deri në fund.
Rezultatet e tjera dhe renditja
Në përballjet e tjera të së dielës, Bashkimi e mundi Arsimin 2-1, ndërsa Shkupi dhe Sileksi u ndanë me 0-0. Shkëndija e Tetovës fitoi 2-1 jashtë shtëpisë ndaj Bregallnicës së Shtipit, kurse takimi mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Tikveshit përfundoi 1-1.
Pas 12 xhirove, Shkëndija e Tetovës udhëheq me 27 pikë, një më shumë se Struga Trim Lum, e cila ka 26. Tikveshi dhe Vardari kanë nga 21 pikë, Sileksi 17, Shkëndija e Haraçinës 15 dhe Bregallnica e Shtipit 13. Arsimi dhe Bashkimi kanë nga 10 pikë, ndërsa Shkupi zë vendin e fundit me katër pikë.
Burimi: www.albeu.com









