Eksperti i transfertave Fabrizio Romano ka thënë se Trent Alexander-Arnold mund të rikthehet te Liverpooli.
Mbrojtësi anglez ka pasur pak minuta lojë këtë sezon, por nuk synon të largohet nga Real Madridi, të paktën deri në fund të edicionit aktual. Drejtuesit e klubit madrileno gjithashtu i besojnë aftësive të tij dhe dëshirojnë ta mbajnë për një kohë të gjatë.
Dyshimet për të ardhmen e Trentit në “Santiago Bernabéu” u rritën pasi trajneri Jose Mourinho e zgjodhi Federico Valverden si opsionin e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sidoqoftë, trajneri portugez përjashtoi një largim të shpejtë të Alexander-Arnold.
Mourinho e vlerësoi gjithashtu mbrojtësin për performancën e shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Racing Santanderit të dielën.
Ndërsa spekulimet dhe interesimi për një kthim në Anfield vazhdojnë, Alexander-Arnold duket i fokusuar në vazhdimin e karrierës në Madrid.
Burimi: www.albeu.com









