Kryeministri Edi Rama njoftoi, përmes një videoje në rrjetet sociale, se po zhvillohen punimet për ndërtimin e një mini-stadiumi modern në Katundin e Ri.
Projekti përfshin një fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s, një tribunë për spektatorët dhe ambiente ndihmëse. Qëllimi është përmirësimi i infrastrukturës sportive në këtë zonë.
Investimi realizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF). Pritet të hapë më shumë mundësi për të rinjtë dhe të shërbejë si një hapësirë e re për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore për gjithë komunitetin.
“Katundi i Ri po bëhet me një mini-stadium modern, me fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s, tribunë dhe ambiente ndihmëse.
Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i jep komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete shoqërore”, ka shkruar Rama.
Burimi: abcnews.al










