Shtatori dhe muajt pasues zakonisht e rrisin kuriozitetin rreth spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”, dhe duket se lëvizjet e para kanë filluar zyrtarisht në rrjetet sociale.
Moderatori i njohur i emisionit, Ledion Liço, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi nga ambientet e shtëpisë më të famshme, me titullin: “Thonë se ju ka marrë malli…”
Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe të figurave publike, por komenti i Arbër Hajdarit është ai që ka rrëmbyer më shumë vëmendje. I njohur për rolin e tij si opinionist në edicionet e mëparshme, Arbëri i shkroi Ledionit:

“O Zot, a do të kem ty këtë vit?”
Ky koment ka bërë që ndjekësit të supozojnë se Arbër Hajdari do të jetë përsëri pjesë e formatit këtë sezon, duke konfirmuar në njëfarë mënyre praninë e tij ose duke e provokuar publikun dhe moderatorin lidhur me nisjen e edicionit të ri.
Hajdari është opinionisti më i gjatë i spektaklit, i cili ka qenë pjesë e reality show-t që nga edicioni i parë.
Burimi: bordo.al










