Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë momente që tërheqin vëmendjen e publikut dhe shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale.
Kohët e fundit, një situatë mes Sharrit dhe Anjezës ka marrë vëmendje, pasi gjatë bisedës së tyre u përmend edhe ish-banorja e këtij formati, Elijona Binakaj.
Ndërsa Sharri zgjodhi ta përshëndeste Elijonën, Anjeza, që ndodhej pranë tij, nuk bëri të njëjtën gjë.
Kur ai e pyeti pse nuk po e përshëndeste, ajo u përgjigj se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë, pasi Elijona kishte ndërprerë ndjekjen e saj në rrjetet sociale.
Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Elijona, e cila reagoi me një postim në TikTok.
Ajo e shoqëroi reagimin me një emoji që qesh dhe me një GIF ironik nga seriali i njohur “The Office”.

Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










