Këngëtari i njohur te publiku, Labinot Tahiri, e ka filluar javën me një mesazh të veçantë, pasi ka publikuar një fotografi ku shfaqet i shtrirë në makinë. Pas koncerteve në Lyon dhe Bruksel, Tahiri ka ndarë disa fjalë frymëzuese, duke uruar që java të jetë e mbushur me dashuri, besim dhe sa më pak stres. “Çdo gjë e vështirë që ka qenë për ju dhe për mua do të kalojë, dhe do ta prekni paqen me dorë dhe me zemër”, është një nga mesazhet që përcjell Tahiri. Ai gjithashtu thekson se jeta ka sfidat e saj, por duhet të ruajmë shpresën, besimin dhe dashurinë.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes Kosovë dhe Shqipëri!
Sapo kam mbërritur nga Lyoni dhe Brukseli.
Tani, në fillim të javës, ju uroj më të mirat, pa stres dhe me zemër të mbushur me dashuri dhe besim.
Çdo gjë e vështirë që ka qenë për ju dhe për mua do të kalojë, dhe do ta prekni paqen me dorë dhe me zemër.
Përvoja ime nga jeta më bën të besoj se paqja do t’i vijë secilit në kohën e duhur, sepse Zoti nuk ka kohë të merret vetëm me vështirësitë tona! Prandaj na e lehtëson jetën dhe na i gëzon zemrat.
Labil
Pak motivim nga gjumi për ju dhe për mua.
Burimi: kohajone.com










