Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ç’është hormoni GLP-1 dhe pse është i rëndësishëm për trupin?

Ç’është hormoni GLP-1 dhe pse është i rëndësishëm për trupin?
Foto: living.al

Dr. Ruden Cakoni foli për hormonin GLP-1 dhe rolin e tij të rëndësishëm gjatë podcastit “Obeziteti – Le të flasim për të”. Sipas saj, GLP-1 është një hormon me rëndësi të madhe për organizmin, sepse ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak përmes veprimit të insulinës.

“Përveç ndikimit që ka në metabolizmin e sheqerit, ky hormon vepron edhe në stomak dhe në zorrë, duke e ngadalësuar daljen e ushqimit nga stomaku. Gjithashtu, ai transmeton sinjale te truri dhe na jep ndjesinë e ngopjes më herët”, tha mjekja.

Sipas Dr. Cakoni, si rezultat, ky hormon na ndihmon të mbajmë një peshë trupore të përshtatshme dhe të ruajmë një nivel të ekuilibruar të sheqerit në trup.

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha