Reagimi i ministrit Gonxhja
Mjeti lundrues “Skanderbeg 40”, i prodhuar nga kompania shqiptare Vora Marin, ka tërhequr vëmendjen e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e prodhimit vendas dhe potencialin e sipërmarrjes shqiptare.
Duke e konsideruar si produkt “Made in Albania”, Gonxhja shkruan se “kur prodhimi shqiptar del në det me emrin Skanderbeg 40, krenaria merr një dimension tjetër”.
Në postimin e tij, ministri thekson aftësinë dhe ambicien e prodhimit shqiptar, duke nënvizuar se ky produkt dëshmon edhe një herë kapacitetet e sipërmarrjes vendore.
“Një produkt ‘Made in Albania’, nga Vora Marin, që flet për talentin, mjeshtërinë dhe ambicien shqiptare, ndërsa i shton një vlerë tjetër asaj që Shqipëria po ndërton çdo ditë si destinacion turistik”, thekson Gonxhja.
Lidhja mes prodhimit dhe turizmit
Ai gjithashtu lidh prodhimin vendas me zhvillimin e turizmit, duke përmbledhur këtë vizion me fjalët: “Turizmi, deti, bregdeti dhe energjia e sipërmarrjes shqiptare janë pjesë e së njëjtës histori që duam t’ia tregojmë botës”.
Përmes kësaj shkrese, Gonxhja e promovon “Skanderbeg 40” si produkt të prodhimit shqiptar, duke e lidhur atë me përpjekjet për të paraqitur potencialin e vendit përtej peizazheve turistike, përfshirë punën dhe krijimtarinë e sipërmarrjeve vendore./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










