Një përballje e ashpër mes dy rivalëve
Boca Juniors-River Plate nuk është një ndeshje e zakonshme futbolli. As nuk është një derbi si gjithë të tjerët. Ky është një takim mes rivalëve të përjetshëm, ku fusha shndërrohet në një arenë të ashpër, saqë rezultati duket si çështje me rëndësi të madhe për të dyja palët.
Sfida u zhvillua në stadiumin legjendar “Bonbonera” të Buenos Aires-it, ku vendasit fituan 1-0 në një mbrëmje me atmosferë të fortë.
Atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme, ndërsa në fushë kishte përplasje që kaluan kufijtë e sportivitetit. Ndeshja pati më shumë kartonë të kuq se gola.
Dominimi dhe goli i Boca-s
Vendasit dominuan ndeshjen, sidomos pasi morën shpejt epërsi numerike, pas kartonit të kuq të Martinez Quartës në minutën e 10-të.
Boca shënoi golin e vetëm në minutën e 27-të me Di Lollo, dhe ky realizim përcaktoi fatin e gjithë ndeshjes.
Deri në fund, loja mbeti e fortë dhe arbitri nxori kartonin e verdhë 11 herë. Për herë të dytë në ndeshje, u dha edhe kartoni i kuq, këtë herë për Montiel, nga River Plate. Për të lënë fushën, mbrojtësi i kombëtares argjentinase u shoqërua nga policia.
Me nëntë lojtarë, River nuk arriti të shmangte humbjen dhe të prishte festën e Boca Juniors, që mbetet favorite për të fituar titullin e kampionit./abcnews.al
Burimi: abcnews.al










