Alejandro Balde dhe situata e tij te Barcelona
Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë periudhës kalimtare të janarit. Mbrojtësi spanjoll ka filluar të mendojë se pozita e tij në skuadër nuk do të ndryshojë shumë.
Sipas “Mundo Deportivo”, Balde po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur me rolin që luan. Që nga fillimi i sezonit, ai ka mbetur kryesisht jashtë planeve të trajnerit Hansi Flick.
I 23-vjeçari shpresonte të rikthehej në formacionin bazë pas lëndimeve në mbrojtje, por qasja e trajnerit gjerman ndaj tij ka ndryshuar pak. Fakti që nuk u vendos në fillore ndaj Alavesit e forcoi këtë përshtypje.
Konkurrenca në mbrojtjen e majtë
Në hierarkinë e mbrojtësve të majtë, Joao Cancelo dhe Xavi Espart renditen aktualisht para Baldes. Për këtë arsye, besimi i tij se mund të fitojë një rol më të rëndësishëm po shuhet gradualisht.
Balde është i zhgënjyer edhe nga mënyra si Flick e menaxhon situatën e tij. Sipas raporteve, trajneri nuk ka komunikuar mjaftueshëm drejtpërdrejt me futbollistin spanjoll. Kohët e fundit, Flick kritikoi paraqitjet e tij dhe tha se Baldes i mungon vetëbesimi i nevojshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.
Barcelona, nga ana tjetër, po përpiqet ta shesë në janar, ashtu si kishte tentuar edhe gjatë verës, për të siguruar të ardhura që do të ndihmonin përforcimin e mbrojtjes.
Liga Premier konsiderohet destinacioni më i mundshëm për Balden, ndërsa Manchester Unitedi vazhdon ta ndjekë nga afër situatën e tij.
Burimi: www.albeu.com









