Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Çelibashi, ka dërguar një kërkesë zyrtare te Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me qëllim vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e 11 majit 2025.
Kërkesa është e datës 3 tetor 2026. Sipas saj, pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare për fondet e marra dhe shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore, janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të detyrimeve për transparencë.
Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzimin e raporteve nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarimin e transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike dhe kontabël.
Masat dhe gjobat e propozuara:
Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosdorëzim të raportit financiar):
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Gjobë në masën 500,000 lekë:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Gjobë në masën 100,000 lekë:
Partia Balli Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Djathtas 1912
Partia Socialdemokrate
Partia Nisma Thurje
Dokumenti zyrtar i është dërguar KAS-it për shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor. Mbledhja për këtë çështje po zhvillohet sot.
Burimi: euronews.al










