Real Madridi po shfaqet gjithnjë e më mirë pa Vinicius Junior. Ekipi i José Mourinhos shënoi një fitore tjetër bindëse ndaj Racing Santander, ndërsa braziliani po e kalon pezullimin prej 4 ndeshjesh. Në mungesë të tij, Yan Diomande ka marrë më shumë rol në fushë, me 4 gola dhe 4 asistime.
Alfredo Relaño, në programin “El Partidazo de COPE”, ngriti dyshime për kthimin e Vinicius: “Të gjithë kemi parasysh rrezikun nëse Vinicius e prish formulën që po funksionon. Gjithçka duket se po përshtatet mirë dhe lojtarët po japin maksimumin”.
Tomás Roncero shkoi më larg dhe i vuri brazilianit edhe një vlerë: “E shiturit vetëm nëse ai dëshiron të largohet. Në atë rast, do të kërkoja 150 milionë euro”.
Ndërkohë, Mourinho foli për situatën: “E dua shumë Vinicius dhe kam nevojë për të. Dua që pezullimi të mbarojë, por nuk them as që do të jetë titullar kur të kthehet, as që është problem. Kam një skuadër shumë të mirë, por jo një formacion të pandryshueshëm”.
Burimi: telesport.al









