Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kardinali premton një Milan të fortë në janar

Kardinali premton një Milan të fortë në janar
Foto: kohajone.com

Gerry Cardinale duket i vendosur të investojë për ta bërë Milanin një skuadër edhe më konkurruese. Pronari i kuqezinjve ishte pranë ekipit gjatë derbit me Interin, ku festoi edhe fitoren e rëndësishme. Tani, synimi i tij është që mbështetja të përkthehet në investime konkrete në merkatoin e janarit.

Drejtuesit e Milanit kanë identifikuar dy prioritete kryesore: angazhimin e një qendërmbrojtësi cilësor dhe të një sulmuesi që mund të shërbejë si alternativë ndaj Gonçalo Ramos.

Para ndërhyrjeve në merkato, Cardinale pritet të zyrtarizojë Marcus Kroesche në postin e Head of Football. Ish-drejtuesi i Eintracht Frankfurtit pritet të nënshkruajë një marrëveshje shumëvjeçare në ditët e para të dhjetorit. Një nga detyrat e tij do të jetë zgjedhja e drejtorit të ri sportiv.

Në mbrojtje, emri më i pëlqyer është Gonçalo Inácio i Sportingut. Milani e kërkoi edhe gjatë verës, por portugezët nuk pranuan ta largonin kapitenin e tyre. Lëndimi i gjatë i Matteo Gabbias e ka bërë edhe më urgjente nevojën për përforcime.

Në sulm, objektivi kryesor është Nicolò Tresoldi i Club Brugge, por vlera e tij vlerësohet 55-60 milionë euro. Ndërkohë, Francesco Camarda mund të largohet me huazim për të fituar më shumë minuta lojë, pasi deri tani ka luajtur vetëm 96 minuta në pesë ndeshje.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha