Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Bota

Protestat në shkolla zbehen në Francë, mbeten 41 të bllokuara

Protestat në shkolla zbehen në Francë, mbeten 41 të bllokuara
Foto: reporteri.al

PARIS, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministria e Arsimit njoftoi sot se numri i nxënësve që marrin pjesë në bllokimin e shkollave në Francë është ulur ndjeshëm, pas disa javësh protestash.

Sipas ministrisë, në të paktën tri të katërtat e zonave administrative të vendit nuk është raportuar asnjë pengesë për zhvillimin normal të mësimit.

Vetëm 1% e shkollave të mesme, gjithsej 41 institucione, u bllokuan ditën e parë pas pushimeve të ndërmjetme të semestrit.

Ky zhvillim nuk do të thotë, megjithatë, se protestat në Francë kanë mbaruar.

Për fundjavën janë njoftuar demonstrata të reja nga lëvizja e njohur si “Jelekët e Verdhë”.

Të enjten, Franca do të përballet edhe me një ditë grevash.

Gjatë kohës së fundit, grupe të tjera u janë bashkuar protestave të nxënësve dhe studentëve, ndër to edhe qytetarë që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës.

Më 17 tetor, në margjinat e demonstratave të mëdha të para të përbashkëta, u shpërthyen trazira dhe pati plaçkitje dyqanesh, gjë që shkaktoi shqetësim në vend.

Pas këtyre ngjarjeve, qeveria ka filluar bisedime me nxënësit dhe studentët, duke premtuar fonde të reja për riparimin e shkollave të amortizuara dhe punësimin e më shumë mësuesve. //a.i/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha