Tubimet e drejtuara nga të rinjtë, që po përhapen në Evropë këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me incidente në disa vende. Përleshje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe hedhje molotovësh u raportuan në Francë, Gjermani, Zvicër, Portugali dhe Shqipëri.
Shkaqet e pakënaqësisë nuk janë të njëjta në çdo vend, por protestuesit kërkojnë kryesisht arsim me cilësi më të lartë, banesa me çmim të arritshëm dhe ulje të kostos së jetesës. Shumica e marshimeve filluan paqësisht, por më pas grupe me fytyrat e mbuluara sulmuan policinë dhe pronat.
Situata në Francë
Në Francë, vendi ku filloi vala e protestave, rreth 320 mijë njerëz dolën në rrugë në Paris, Marsejë, Grenoble, Bordo, Lion dhe Tuluzë. Mbi 770 persona u arrestuan. Prokuroria e Parisit hapi hetime për tentativë vrasjeje ndaj personave me autoritet publik, pasi mjete ndezëse u hodhën drejt një grupi prej rreth 15 xhandarësh dhe policësh.
Megjithatë, situata në Francë ishte më e qetë krahasuar me atë të 17 tetorit. Atë natë, autoritetet arrestuan 2.600 persona dhe deri në 3.000 dyqane u plaçkitën, në një nga episodet më të rënda të trazirave urbane në historinë e afërt të vendit.
Protestat në Gjermani
Në Gjermani, më shumë se 100 mijë persona marshuan të shtunën në mbi 30 qytete, duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjes “Gen Z regelt” (Gen Z e rregullon vetë). Protestuesit kërkuan reforma në arsim dhe lehtësim të kostos së jetesës.
Frankfurti përjetoi përplasjet më të rënda. Ministri i Brendshëm i Hesenit, Roman Poseck, tha se persona me kapuça dëmtuan 17 dyqane, plaçkitën pesë prej tyre dhe hodhën bomba molotov. Nga 1.300 policët e ang
Burimi: www.albeu.com









