Fluksi i lartë i automjeteve
Gjatë fundjavës, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë sërish trafik të rënduar në aksin rrugor Balldre–Milot. Në këtë segment janë formuar radhë të gjata makinash, ndërsa shoferët kanë hasur vështirësi për të qarkulluar dhe kanë pritur për kohë të gjatë.
Ky fenomen përsëritet shpesh, sidomos në fundjavë, kur numri i mjeteve që kalojnë nëpër këtë aks shtohet ndjeshëm. Trafiku në këtë zonë vazhdon të mbetet shqetësim për shoferët, që përballen vazhdimisht me vonesa gjatë udhëtimit.
Burimi: shqiptarja.com










