Tërheqja e Briken Caljës nga Kampionati Botëror
Në Ningbo të Kinës, për disa ditë me radhë, zhvillohen garat e Kampionatit Botëror të peshëngritjes, ngjarja vjetore më e rëndësishme e shtangës. Shqipëria merr pjesë në këtë kompeticion me planifikimin për të garuar me katër sportistë, por një ditë para garës Briken Calja njoftoi tërheqjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampioni kuqezi bëri të ditur se, për shkak të problemeve fizike, nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion. “Një moment shumë i vështirë, por një vendim i domosdoshëm! Me keqardhje njoftoj tërheqjen time nga Kampionati Botëror për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe në pjesën e mesit, që e bën të pamundur vazhdimin e garës. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme sportive që kisha dhe vazhdoj ta kem, sot më duhet të bëj një hap prapa.”
Arsyet e vendimit dhe qëndrimi për të ardhmen
Ky vendim nuk ishte i lehtë, sidomos duke pasur parasysh sa shumë ka punuar, sakrificat e bëra dhe gatishmërinë e tij për këtë kampionat. Megjithatë, karriera e një sportisti nuk ndërtohet mbi një garë të vetme. Kampionati i radhës po afrohet dhe ai nuk mund të rrezikojë që një dëmtim ta mbajë larg pedanës për një periudhë të gjatë.
“Ky nuk është dorëzim, por një vendim i menduar për të mbrojtur gjithçka që kam ndërtuar dhe për të vazhduar rrugëtimin dhe objektivat e mia. Beteja ime nuk përfundon këtu. Do të rikthehem sërish më i fortë dhe më i vendosur se kurrë!”, shkruan Briken Calja në deklaratën e tij.
Shtangisti shtërmenas i Tiranës do të garonte sot në grupin C të kategorisë 75 kg, një kategori me konkurrencë të lartë, ku një vend në zonën e medaljeve do të ishte shumë i vështirë.
Burimi: lajmifundit.al










