Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Juventusi zgjohet në pjesën e dytë dhe mposht Napolin

Juventusi zgjohet në pjesën e dytë dhe mposht Napolin
Foto: telesport.al

Juventus ka dalë triumfues me rezultatin 2-0 përballë Napolit, në ndeshjen kryesore të javës së 10-të të Serie A, e cila u zhvillua në “Allianz Stadium”.

Momenti i vetëm i rrezikshëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 28-të, kur goditja me kokë e Weston McKennie u përplas në shtyllën e majtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Goli i Alajbegovic dhe karton i kuq për Napolin

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 70-të, ku pas një pasimi të marrë nga Edon Zhegrova, i cili hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, ishte Kerim Alajbegovic ai që shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Ky është goli i parë për Alajbegovic në Serie A.

Në minutën e 75-të situata u ndërlikua edhe më shumë për Napolin, pasi mbeti me 10 lojtarë, për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Luca Marianucci.

Goli i Boga vulos fitoren e Juventusit

Në minutën e 87-të, ishte Jeremie Boga që shënoi gjithashtu një gol shumë të bukur nga distanca, duke vulosur fitoren e bardhezinjve. Juventus fiton 2-0 dhe renditet në vendin e 7-të me 17 pikë, ndërsa Napoli një vend më pas me 14 pikë.

SHIKO GOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha