Azeti ndodhet në një marrëdhënie serioze, dhe Prive By LS sjell pamjet që e vërtetojnë këtë!
Reperi shqiptar, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në tregun gjerman, shumë rrallë e ka bërë publike jetën e tij sentimentale.
Megjithatë, këtë herë duket se situata është ndryshe.
Vajza shqiptare që i ka fituar zemrën
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është gjithashtu shqiptare dhe, sipas burimeve të Prive By LS, lidhja mes tyre nuk është aspak e rastësishme.
Gjatë verës, çifti ka qenë pothuajse i pandarë. Ata kanë kaluar kohë së bashku edhe në Kosovë, larg vëmendjes së mediave dhe postimeve që mund t’i zbulonin.
Burimi: lajmifundit.al










