Azeti është në një lidhje të rëndësishme dhe Prive By LS sjell imazhet që e vërtetojnë këtë.
Reperi shqiptar, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në tregun gjerman, shumë rrallë e ka bërë publike jetën e tij sentimentale.
Mirëpo këtë herë, duket se situata është ndryshe.
Lidhja me një vajzë shqiptare
Vajza që i ka fituar zemrën është po ashtu shqiptare dhe, sipas burimeve të Prive By LS, marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e rastësishme.
Gjatë verës, çifti ka qenë pothuajse i pandarë. Ata kanë kaluar kohë së bashku edhe në Kosovë, larg vëmendjes së mediave dhe postimeve që mund t’i zbulonin.
Këto pamje ekskluzive të Prive By LS tregojnë afërsinë e tyre.
Një histori dashurie që po bëhet serioze
Pas një periudhe të gjatë pa u shfaqur në një romancë të konfirmuar publikisht, Azeti duket se po jeton një histori dashurie që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi.
Burimi: privebruto.com