Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Monika Lubonja reagon ndaj komenteve negative në rrjetet sociale

Përmes një postimi në Instagram, aktorja e mirënjohur Monika Lubonja i është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan pas publikimit të videove intime disa javë më parë.

Reagimi i Monika Lubonjës

Ajo shfaqet në një video duke qeshur, ndërsa mbishkrimi i saj thotë: “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”.

Ndërkohë, në këtë video është vendosur si audio zëri i disa qenve që lehin, si një mesazh i tërthortë për kritikuesit e saj. Kujtojmë se Lubonja ka paditur kompozitorin Adrian Hila, pas qarkullimit të videove intime me të.

Burimi: vip-magazine.al

Të fundit Të gjitha