Të dielën, më 21:00, në kuadër të “Akordeve të Kosovës”, mbahet edicioni i parë i Festivalit të Fëmijëve, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Festivali i Fëmijëve në “Akordet e Kosovës”
Në skenën kryesore të festivalit, fëmijët do të interpretojnë këngët e përzgjedhura, duke prezantuar zërin, emocionet dhe talentin e tyre.
Festivali i Fëmijëve në “Akordet e Kosovës” kthehet pas shumë vitesh, me qëllim që të krijojë mundësi për promovimin e talenteve të reja dhe për pasurimin e skenës muzikore për fëmijë./rtk/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com


