Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Ngrihem si i çmendur për të shkruar

Ngrihem si i çmendur për të shkruar
Foto: kultplus.com

Poezi nga Mitrush Kuteli

Dhimbja e poetit në orët e natës

A e dini apo jo se unë qaj,
a e dini apo jo se unë vuaj
në orët e thella të natës,
kur ngrihem i çmendur për të shkruar
me gjakun e zemrës, për të shkruar.
A e dini apo jo se agimet
më gjejnë pa gjumë në shtrat,
me shpirt të shkretuar nga dhembja,
e dhimbshëm i pres perëndimet,
me ankth i pres perëndimet.
A e dini apo jo se sot
u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ëmbël siç ishte dikur,
e hidhur siç ishte dikur.
A e dini apo jo se vuaj
në orët e thella të natës,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lëmjes i huaj.
A e dini apo jo…./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha